Lajme

Në Fushë-Kosovë e zë hajnin në shtëpi duke ia vjedhur bizhuterinë

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka vjedhur bizhuteri/ari në një shtëpi në Fushë-Kosovë që kapin vlerën rreth katër mijë euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa malli i vjedhur i është rikthyer pronarit.

Rr. Muhamet Behluli- Fushë Kosovë  27.12.2023-19:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se afër shtëpisë së tij ka arritur  ta zë në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në shtëpinë tij kishte vjedhur një sasi bizhuterie /ari,  të gjithë në vlerë rreth 4000- mijë € të cilat i dyshuar i kishte hedhur  gjatë ikjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Malli i vjedhur i është kthyer pronarit”, thuhet në raportin e policisë.

/Shqip.com