Sport Shqiptar

Në fundjavë, dy ndeshjet e dyta të play-off-it

Fundjava sjell ndeshjet e dyta të “Play-off”-it të Prince Caffe Superligës.

Ndeshja e parë është ndërmjet Vëllaznimit dhe Golden Eagle Yllit. Kampioni e fitoi ndeshjen e parë 111:86 dhe është favorit për takimin e dytë, për të depërtuar në gjysmëfinale, ku i pret Peja, ndërkohë, që vendasit do të mundohen të barazojnë serinë në 1:1.

Dueli Trepça-Bashkimi dëshmoi se, takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave janë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe të dielën. Takimin e parë e fituan mitrovicasit 92:88. Fituesi në gjysmëfinale ndeshet me Sigal Prishtinën,

Skuadra që shënon dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinale.

/Shqip.com