Sport Ndërkombëtar

Në Francë mendojnë t’i vendosin emrin e Olivier Giroud një stadiumi

Sulmuesi francez, Olivier Giroud është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Francës.

Giroud ka arritur në shifrën e 53 golave për kombëtare, duke kaluar legjendën Thierry Henry i cili kishte shënuar 51 sosh.

Forma e tij në Botërorin “Katar 2022” ka qenë fantastike, duke qenë një ndeshje larg finales së madhe.

Përtej kësaj, sulmuesi i Milan mund të ketë një stadium krejt “të tijin”.

Sipas raportimeve nga mediet franceze, Tours, skuadra në të cilën qendërsulmuesi i Milanit hodhi hapat e tij të parë si lojtar profesionist, po mendon t’i vendosë stadiumin emrin e Olivier Giroud.

/Shqip.com