Rozë

Në fotografinë që po bën xhiron e rrjetit ndodhet çifti i njohur shqiptar

Ilustrim

Fotografia e cila është bërë virale në rrjete sociale është realizuar diku në Kosovë nga fotografi, Arian Mavriqi.

Në këtë fotografi shihet një veturë brenda të cilës janë një çift teksa po shijojnë pamjet mbresëlënëse të vendit.

Brenda kësaj veture paska qenë këngëtarja shqiptare, Teuta Selimi me bashkëshortin e saj dhe kjo u bë e ditur përmes Art Abazit i cili publikoi një fotografi të çiftit në këtë veturë.

“Mbajeni këtë foto simpatike nga unë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Në anën tjetër, projekti i fundit i Teuta Selimit është bashkëpunimi me Skerdin i titulluar” Me ke rrejt”.

Kënga është lansuar një javë me parë dhe numëron mbi 1.5 milionë klikime në platformën Youtube./SHQIP.com