Lajme

Në dy raste të ndara arrestohen tre persona për falsikim parash dhe shitje të narkotikëve

Paratë e falsifikuara / Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se falë bashkëpunimit me qytetarë, hetuesit policorë nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Prishtinë, më 06.04.2023, kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova se e dyshuara N.B., (viti i lindjes 1987, femër kosovare), ka tentuar të bëjë shpërndarjen e një sasie të parave të falsifikuara.

Tek e dyshuara, në çantën e saj janë gjetur: 47 kartëmonedha nga 100 € (gjithsejtë 4,700.00€), të cilat dyshohet se janë të falsifikuara si dhe një elektroshok.

Ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti ‘falsifikimi i parasë’. Ajo është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori e njëjta është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Ndërsa gjatë realizimit të detyrave policore, policia e rajonit të Gjakovës, sonte rreth orës 20:30 në rrugën Ponoshec-Gjakovë ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të Shqipërisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur rreth 5 kg substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Policia ka arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Shqipërisë. Rastin janë duke e trajtuar njësitet përkatëse policore.

/Shqip.com