Lajme

“Ne do t’i zbatojmë disa pjesë të marrëveshjes”, presidenca reagon pas deklaratave të Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do ta zbatojë gjithë marrëveshjen e arritur me Kosovën, në Ohër.

Pas këtyre deklaratave, ka reaguar Shefi i Stafit të Kabinetit të Presidencës, Blerim Vela.

“Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën: “Ne do t’i zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoj.” Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë!”, ka shkruar Vela në Twitter.

/Shqip.com