Lajme

Në Ditën Ndërkombëtare të Presidentit, Osmani përkujton Ibrahim Rugovën

Me rastin e 24 majit, Ditës Ndërkombëtare të Presidentit, Vjosa Osmani ka nderuar dhe përkujtuar ish Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Në ditën e tij, të vendosur prej vetë atij, si shenjë përkujtimi e përjetësimi të zgjedhjeve të para demokratike në Republikën e shpallur të Kosovës, më 24 maj 1992,  e nderuam presidentin Rugova për vizionin e tij, e rikujtuam madhështinë e veprës së tij dhe e ritheksuam peshën e tij në jetën tonë politike”, ka thënë Presidentja Osmani.

Po ashtu Osmani është shprehur se Rugova ka qenë nismëtarë i jetës demokratike e angazhimit plural politik.

“Në Ditën e Presidentit nderuam arkitektin e shtetit të pavarur të Kosovës, nismëtarin e jetës demokratike e të angazhimit plural politik, presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën” është shprehur Osmani.

Në ditën e tij, të vendosur prej vetë atij, si shenjë përkujtimi e përjetësimi të zgjedhjeve të para demokratike në Republikën e shpallur të Kosovës, më 24 maj 1992,  e nderuam presidentin Rugova për vizionin e tij, e rikujtuam madhështinë e veprës së tij dhe e ritheksuam peshën e tij në jetën tonë politike është shprehur më tutje Osmani./Shqip.com