Lajme

Në Ditën e Presidentit, Presidentja Osmani dekoroi z. Jim Xhema dhe z.Christopher Hyland

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Presidentit, Vjosa Osmani ka dekoruar me mirënjohje Jim Xhema dhe Christopher Hyland.

Kjo është bërë në prani të zëvendësambasadorit të ShBA-sw, Nichola Giacobe dhe përfaquesit të shoqatës “Vatra”.

“Në Ditën e Presidentit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në prani të zëvendësambasadorit të SHBA-ve, z. Nicholas Giacobe dhe përfaqësuesve të shoqatës “Vatra”, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, e dekoroi z. Jim Xhema me Urdhrin e Lirisë.Në të njëjtën ceremoni, Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin dr. Ibrahim Rugova edhe z. Christopher Hyland” thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu është bërë e ditur se Osmani ka vlerësuar kontributin e të dekoruarve për afirmimin e çështjes së Kosovës ndër vite./Shqip.com