Lajme

Në Ditën e Pavarësisë, Ukraina feston shtetin që Putin nuk arriti ta shkatërrojë

Për të shënuar Ditën e Pavarësisë së saj të parë që kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi ushtritë e tij për të pushtuar vendin, Ukraina po mban një “paradë fantazmash”.

Rruga Khreschatyk, bulevardi më madhështor i Kievit, është veshur këtë javë me kufomat e makinerive luftarake ruse të shkatërruara nga mbrojtja e Ukrainës kundër pushtimit të nisur nga Moska gjashtë muaj më parë.

Shfaqja e më shumë se 70 tankeve të shkatërruara, është një përmbysje e luftës triumfues që komandantët rusë kishin shpresuar të kryenin në Ukrainë.

Ky ekspozimi në rrugë zëvendëson ceremonitë publike që u anuluan për festimin e 31-vjetorit të pavarësisë, për arsye të paralajmërimeve për ndalje të tubimeve për shkak të mundësisë së sulmeve me raketa ruse, shkruan The Washington Post, transmeton Shqip.com.

Një grua bën një foto së bashku me një “paradë” të pajisjeve ushtarake të shkatërruara ruse në Kiev. 
(Wojciech Grzedzinski për The Washington Post)

Mirëpo, frika nuk i ka penguar mijëra ukrainas që të dalin për të bërë fotografi të gëzuar dhe për të stolisur tanket ruse me mesazhe për Putinin, i cili nisi pushtimin duke këmbëngulur se Ukraina nuk ishte një vend i vërtetë, por “i krijuar tërësisht nga Rusia” dhe “kurrë nuk kishte shtetësinë e saj autentike”.

Një vajzë shkruan, “Kharkiv”, një nga mesazhet e shumta që ukrainasit po shkruajnë mbi pajisjet e shkatërruara ushtarake ruse që po shfaqen si pjesë e festimeve të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës. 
(The Washington Post)

Ndër ata që nuk mund t’i rezistonin vizitës së paradës fantazmë ishte Radchenko, një muzikant 68-vjeçar, i cili tha se nuk kishte munguar në festën e Ditës së Pavarësisë në kryeqytet që nga e para pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991.

Vasyl Radchenko, një muzikant që jeton jashtë Kievit, tha se ai kishte marrë pjesë në festimet e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës çdo vit që nga viti 1991 dhe nuk u pengua këtë vit nga paralajmërimet për sulme të reja ruse. (The Washington Post)

Radchenko, tha se ai ishte paraqitur për ngjarjet përkujtimore gjatë sulmeve të mëparshme ndaj pavarësisë së Ukrainës: kur politikanët e mbështetur nga Rusia kërcënuan të merrnin pushtetin në vitin 2004, që shkaktoi “Revolucionin Portokalli”. Njësoj edhe në 2014 kur separatistët e mbështetur nga Rusia kapën pjesë të Ukrainën lindore, pas pushtimit dhe aneksimit të Krimesë.

Gjashtë muaj pas pushtimit të fundit dhe më të madh rus, Radchenko është një nga shumë ukrainasit që thonë se festa ndihet më pak si një moment festimi dhe më shumë si kulmi i një lufte të gjatë brezash midis lirisë dhe dominimit.

“Ne nuk kemi mbaruar së luftuari për pavarësinë tonë,” tha Radchenko.

Në një fjalim në Kiev të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të shënonte Ditën e Pavarësisë duke dhënë çmime për qytetarët që kishin kontribuar në mbijetesën e vendit në muajt e fundit.

“Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që, që nga 24 shkurti, kanë zgjedhur rrugën e luftës që e bën jetën reale – për lirinë, për pavarësinë. Asnjë pushtues nuk ndihet i sigurt në tokën tonë.”, deklaroi Zelensky.

President i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Vërshimi i banorëve të Kievit që synojnë të festojnë pavarësinë e vendit të tyre ka vazhduar edhe pse zyrtarët ukrainas dhe amerikanë paralajmëruan se Rusia është gati të shënojë festën duke lëshuar sulme me raketa ndaj qyteteve dhe objekteve qeveritare të Ukrainës.

“Kjo ditë, për fat të keq, është gjithashtu e rëndësishme për armikun tonë. Provokimet e shëmtuara ruse dhe sulmet brutale janë të mundshme.”, tha Zelensky.

Ukrainasit në Kiev festojnë Ditën e Pavarësisë duke bërë foto dhe selfie në pajisjet ushtarake ruse të kapur (The Washington Post)
Një grua bën një foto së bashku me një “paradë” të pajisjeve ushtarake të shkatërruara ruse në Kiev
(Wojciech Grzedzinski për The Washington Post)
Ushtarët ukrainas përgatiten të ngrenë një flamur kombëtar gjigant në Kryvyi Rih, vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky (Heidi Levine për Washington Post)

Uashingtoni deklasifikoi përmbledhjet e inteligjencës që sugjeronin se Moska po përgatitej të hakmerrej për sulmet e fundit të Ukrainës në territoret e kontrolluara nga Rusia në Krime dhe në rajonin lindor të Donbasit./Shqip.com