Lajme

Në ditën e parë të punës Abazoviq vizitohet nga zyrtarët amerikan

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried

Në ditën e parë si kryeministër i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është vizituar nga zyrtarët e larë amerikanë.

Abazoviq është shprehur i lumtur, pasi që gjatë ditës ka pritur në takim Ndihmës Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Fokusi ynë mbetet te sundimi i ligjit, bashkëpunimi rajonal dhe investimet. U nderova nga vizita e Karen Donfried, një zyrtare e lartë amerikane dhe ekipi i saj, në ditën e parë të punës në kabinet. I mirëprita së bashku me ministrin e Jashtëm, Ranko Krivokapiq”, ka shkruar Abazoviq.

Abazoviq u zgjodh dje kryeministër i Malit të Zi. Me të në krye të këtij shteti, Ballkani bëhet me tre kryeministra shqiptarë./Shqip.com

Lexo edhe:
Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi