Lajme

VIDEO/ Në ditën e arrestimit të Dritan Rexhepit në Turqi, vritet një shqiptar në Ekuador

Një shtetas me kombësi shqiptare është qëlluar me armë zjarri teksa kishte ndaluar automjetin jashtë spitalit Luis Vernaza, në Guayaquil, rreth orës 20:30 të datës 9 nëntor 2023.

Burri, i identifikuar si Arjanit Rizaj, rreth 53 vjeç, kishte shoqëruar bashkëshorten e tij në spital sepse babai i saj ndodhej aty në kujdes mjekësor.

Shqiptari dyshohet se është sulmuar nga persona të cilët kanë mbërritur me një motoçikletë. Sipas informacioneve paraprake nga Policia Kombëtare e Ekuadorit, ata kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.

Edhe pse u transferua në spital, shqiptari nuk mundi të mbijetonte.

Kjo ngjarje ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Dritan Rexhepi u arrestua në Turqi, ndërsa lajmi për kapjen e tij u përhap më 10 nëntor.

Rexhepi kërkohej nga Shqiperia dhe nga Italia. Përveç kësaj, ai u largua nga Ekuadori, ku duhej të paraqitej periodikisht si pjesë e masave të para-lirimit për një dënim për trafik droge, për të cilin kreu shtatë nga tre vitet e dënimit.

/Shqip.com