Rozë

Në ditëlindjen e djalit, Elgit Doda i propozon martesë të fejuarës së tij

Elgit Doda dhe Klea Huta janë një nga çiftet shqiptare më të komentuara në mediat rozë.

Ata së bashku kanë një djalë të quajtur Krid, derisa dje kanë organizuar festë për 2 vjetorin e lindjes së tij.

E këtë moment Elgiti u kujdes ta zbukuronte akoma më shumë duke i propozuar për martesë partneres së tij Kleas.

Momenti i propozimit u nda kudo në rrjetet sociale nga miqtë dhe të pranishmit gjatë festës.

“A pranoni zonja Klea të martoheni me mua?”, i ka thënë Elgiti, teksa moderatorja ka pranuar e përlotur.

Kujtojmë se Klea dhe Elgit kanë 5 vite që janë bashkë./Shqip.com