Lajme

Në dhjetor Haxhiu shkon në SHBA, ka ftesë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë pritet që të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë dhjetorit.

Siç ka njoftuar këshilltari i lartë i Haxhiut, Genc Nimoni, ministrja është ftuar nga autoritetet amerikane.

“Me ftesë të autoriteteve Amerikane, në muajin dhjetor të këtij viti, Ministrja Haxhiu planifikon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë së cilës vizitë do të ketë takime zyrtare me përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, Departamentit për Drejtësi dhe institucione të tjera”, shkroi Nimoni.

Nimani tha se Haxhiu do të marrë pjesë në konferencën globale anti-korrupsion.

“Në këtë vizitë, Ministrja Haxhiu do të jetë edhe pjesë e konferencës globale anti-korrupsion në Washington DC”.

Disa nga mediat në vend kanë raportuar se gjoja Haxhiut ju është refuzuar viza për në SHBA.

Nimoni demantoi këtë lajm duke thënë se janë shpifje, të pavërteta dhe tendencioze.

/Shqip.com