Lajme

Në Deçan formohet lëvizja për braktisjen e fesë islame

Një çudi kosovare ka ndodhur gjatë ditës së premte në qytetin e Deçanit.

Siç ka shkruar gazetari Zeqir Mehmetaj, atje është formuar këshilli iniciues për formimin e të ashtuquajturës “Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”, me moton: “Të jemi vetëm shqiptar”.

“Mbrëmë në Deçan, në orët e vona të pasdites, u formua Këshilli iniciues për formimin e Lëvizjes Braktisja vullnetare e Fesë Islame (Me Moton: Të jemi vetëm Shqiptar). Prezent kishte personalitete të fushave të ndryshme nga pothuajse e gjithë Kosova. Së shpejti do ta keni kronikën e plotë, kurse në programin e sotshëm të mëngjesit, do ti kemi disa prononcime të shkurtra të disa pjesëmarrësve”, ka shkruar Mehmetaj.

/Shqip.com