Rozë Ndërkombëtar

Në dasmën e Paris Hiltonit, këngëtarja Bebe Rexha shoqërohet me Kim Kardashianin

Kim Kardashian dhe Bebe Rexha

Para disa ditë modelja dhe aktorja me famë botërore, Paris Hilton është martuar me partnerin e saj, Carter Reum, sipërmarrës i njohur në Amerikë.

Ceremonia luksoze është organizuar në pronën e gjyshit të ndjerë të Paris në Bel-Air.

Në mesin e fytyrave publike të ftuara në këtë ceremoni ishin Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.

Kjo e fundit i mahniti të gjithë të pranishmit me para qitjen e saj elegante, e shoqëruar nga i dashuri i saj, kinematografi Keyan Safyari.

Ajo gjatë kësaj ceremonie është takuar edhe me Kim Kardashian, e cila ishte e shoqëruar në mbrëmje nga aktori amerikan Evan Ross.

Të katër të famshmit kanë realizuar një fotografi të përbashkët në dasmën e mikës se tyre.

Bebe Rexha përndryshe ka treguar ndër vite se ruan një miqësi të mirë me anëtarët e familjes Kardashian, kjo edhe falë njohjes që vjen nga grimeri i tyre i përbashkët, Mario Dedivanoviç.

Ndryshe, Kim ka kohë që është ndarje nga Ye dhe është në proces të divorcit me të.

Ish-çifti Kim dhe Kanye, janë prindër të katër fëmijëve: North, Chicago, Saint dhe Psalm. Të katër fëmijët kanë mbiemrin West./SHQIP.com