Rozë

“Në dasmë do të këndojmë…” – Donaldi konfirmoi se është rikthyer me Borën?

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Këngëtarja Semi Jaupaj pas daljes nga Big Brother ka publikuar këngën “Mos u kthe” që ishte dedikim për lidhjen e Donaldit me Borën.

E këtë ajo e përformojë mbrëmë bashkë me Donaldin, por në një version krejt ndryshe.

Teksa interpretonin këngën sipas versionit të Donaldit, në një moment Donaldi thotë se një ditë do të martohet me moderatoren.

“Do ta bëj tatu aty ku më dhemb. A e di si është me u zgju dhe me u gëzu që je këtu. Ti një ditë ke me u martu me mu dhe në dasmë do të këndojmë këtë këngë ‘A si qenka kjo dashnia, po më mbyt kjo ndjesia. Jemi të dy nga Labëria, do të ketë lexet dhe pleqëria.”, këndojnë ata.

Ndonëse nuk përmendi emrin e saj, ai e nënkupton këtë duke thënë se janë të dy labë./SHQIP.com