Art Jetese Shëndeti

Në cilën kohë të vitit gratë shtatëzëna duhet të jenë më të kujdesshme

Koha kur jeni shtatzënë, mund të ndikojë në mbarëvjatjen e saj. Një shtatzëni mund të jetë më e sigurt në një kohë, por më e prirur ndaj rrezikut të abortit në njëkohë tjetër.

Në cilën kohë të vitit gratë shtatëzëna duhet të jenë më të kujdesshme?

Një zbulim i ri u bë nga një ekip shkencëtarësh amerikanë, të cilët zbuluan se rreziku i një gruaje për të abortuar ndryshon në varësi të stinëve.

Hulumtimet nxjerrin në pah verën si periudhën më të rrezikshme për shtatzëninë.

Ekipi shkencor që drejtoi studimin në fjalë, i cili zgjati 8 vjet, ndoqi rreth 6000 shtatzëni në Shtetet e Bashkuara.

Studiuesit përdorën të dhëna nga një program i vazhdueshëm i Institutit Kombëtar të Shëndetit që filloi në vitin 2013 për të rekrutuar gra që përpiqeshin të lindnin dhe t’i ndiqnin ato derisa të lindin, shkruan Living.

Rreziku i abortit lidhej me ekspozimin e lartë ndaj nxehtësisë. Studimi i ri zbuloi se rreziku i abortit, në Amerikën e Veriut, është rritur me 44 % në fund të gushtit në krahasim me fundin e shkurtit.