Në Brezovicë po zhvillohet projekti “Drejt Malit”
Publikuar:
(08.03.2023 20:06:37)

Në Brezovicë po zhvillohet projekti “Drejt Malit” ku FSK është e pranishme me trenerët e saj të licensuar, të cilët janë duke punuar me grupin e parë nga data 01.03 deri më 14.03, për qëllim të informimit dhe mësimit të sportit të skijimit tek të rinjtë e shkollave fillore.
Ky program i mbështetur nga MKRS është duke u zhvilluar në katër grupe, ku grupi i dytë pritet të mbahet nga data 14.03 deri më 28.03.
FSK në thelb të misionit të saj ka masovizimin andaj edhe ajo do të jetë pjesë e çdo iniciative në kuadër të këtij qëllimi.
/Shqip.com