Lajme Botë

Në Brazil rrëzohet avioni privat, vdesin të gjithë personat në bord (Foto)

Të paktën 12 persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua pranë aeroportit Rio Branco në kryeqytetin e shtetit Acre në Brazil.

Avioni i kompanisë lokale të taksive ajrore ART Taxi Aereo u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke vrarë të gjithë në bord, të cilët ishin gjashtë burra, tre gra dhe një fëmijë një vjeç, si dhe dy pilotët.

Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.

Avioni po fluturonte nga Rio Branco në Envira, një qytet në shtetin e Amazonas. /Abc news

/Shqip.com