Rozë

Në “Big Brother” futet një dron me mesazh për Fifin

Mesazh për Fifin

Mbrëmë pas përfundimit të spektaklit, raporti mes Fifit dhe Granitit ka marrë drejtim tjetër pasi ky i fundit u shpreh se nuk mund të ketë diçka më shumë mes tyre dhe e sheh si person të afërt.

Graniti në një bisedë me Sabianin, Ilirin dhe Fifin, u shpreh se nuk ka ndjenja për këngëtaren.

Këto fjalë të Granitit bënë që Fifit t’i përkeqësohet gjendja shëndetësore, ku nga banorët është kërkuar që të vijë edhe doktori.

Por, para pak minutash në shtëpinë e “Big Brother” është futur një dron i cili kishte një mesazh përkrahje për Fifin.

“Fifi, të duam shumë! Nanushat”, ishte mesazhi në pankartën e vendosur në dron që u shfaq brenda shtëpisë.

Siç dukët kjo pankartë ishte nga fansat e Fifit të cilët kanë vendosur që ta përkrahin atë pas situatës së krijuar.

Ky mesazh e bëri të lumtur këngëtaren dhe banorët në shtëpi të cilët janë duke qëndruar afër saj pas ngjarjes së fundit./SHQIP.com