Kulturë

Në Berat prezantohen monumente kulturore të Prizrenit

Të enjten është hapur ekspozita “Trashëgimia e Prizrenit në Berat” në Qendrën Mesjetare të qytetit të Beratit.

Nëpërmjet fotografive dhe skicave u prezantuan monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit.

Monumentet përshkruajnë evoluimin e trashëgimisë arkitekturore nga antikiteti e deri tek shtëpitë tradicionale të shekullit XIX-XX.

“Kjo nismë nga QRTK – Prizren dhe DRTK Berat, vije në kuadër të zbatimit të marrëveshjes për bashkëpunim të lidhur ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë, në fushën e Trashëgimisë Kulturore’, ka shkruar, drejtori i qendrës rajonale për trashëgiminë kulturore në Prizren, Samir Hoxha.

Tutje, Hoxha ka falënderuar drejtorin Eugen Kallfani dhe stafin e DRTK, për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore./Shqip.com