Në Barcelonë po e kundërshtojnë rikthimin e Messit te katalunasit
Publikuar:
(24.12.2022 21:40:30)

Siç raporton “Nacional”, ka futbollistë që aktualisht luajnë te Barcelona dhe janë kundër skenarëve të rikthimit të Lionel Messit në Camp Nou.
Konkretisht, botimi pretendon se Marc-Andre Ter Stegen, Robert Lewandowski dhe Ansu Fati nuk duan që ylli argjentinas të rikthehet te Barcelona për arsye të ndryshme.
Kjo pakënaqësi është shprehur edhe në dhomat e zhveshjes, por edhe në administratë.
Fati, që është një nga asetet e skuadrës, nuk dëshiron të ndahet nga numri 10 në fanellë dhe nëse Messi do të kthehej, do ta merrte, gjë që nuk i pëlqen aspak.
/Shqip.com