Lajme

Në Athinë rrahën mes vete shqiptarët dhe një grup romësh, lëndohet polici grek

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Një polic grek ka mbetur i plagosur, me këmbë të thyer, pasi është goditur nga një shtetas shqiptar. Ngjarja ka ndodhur midis rrugëve “Pretenteri” dhe “Nikolaidou” në Patisia të Athinës.

Policia greke ka tentuar të shuajë një rrahje e dhunshme mes 20 personash, ku ishin përfshirë një grup shqiptarësh dhe një grup personash nga komuniteti rom. Por në rrahje e sipër, një nga shqiptarët ka sulmuar egër një prej policëve.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se pse ka ndodhur rrahja, ndërsa policia po heton për rastin në fjalë. /Iselida.gr

/Shqip.com