Lajme Ballkan

Në 555 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, nxënësit e shkollave këndojnë himnin kombëtar

Sot shënohet 555 vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Me këtë rast nxënësit e disa shkollave në Shqipëri kanë nisur ditën duke kënduar himnin kombëtar.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“MIRËMËNGJES, dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi me 6 maj 1405 dhe ndërroi jetë me 17 janar 1468.

/Shqip.com