Lajme

Ndryshon moti – nga java e ardhshme rritje e lehtë e temperaturave

Moti në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas IHMK-së, në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike.

“Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale”, thuhet në njoftim.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Po ashtu, IHMK bën të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare, ndërkaq nga java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale./SHQIP.com