Sport Shqiptar

Ndryshojnë datat e Evropianit në Prishtinë

FIBA Kampionati Evropian, Divizioni C do të mbahet në vitin 2023 në Prishtinë. Ky kampionat organizohet për U16 te meshkujt, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës, shkruan Shqip.com.

Ky kampionat ishte paraparë të zhvillohej nga 15 deri më 23 korrik, megjithatë për shkak se palestrat në Prishtinë janë të ngarkuara në atë kohë, Federata e Basketbollit e Kosovës ka parashtruar kërkesë FIBA-s që datat të ndërrohen nga 19 deri 27 korrik.

Kërkesa është pranuar dhe ky Evropian do të mbahet nga 19 deri 27 korriku në Prishtinë.

Evropiani i Divizionit C këtë vit ishte mbajtur në Prizren, kurse Challenger për U16 ishte mbajtur në Prishtinë vitin 2021.

Më herët në Prishtinë është organizuar Evropiani i Divizionit B për femra U20, kurse për herë të parë ishte organizuar Divizioni C për meshkuj 18, ku kishin fituar Dardanët, ashtu si edhe Challenger-in edicionin e kaluar.

/Shqip.com