Sport Ndërkombëtar

Ndryshimet te Liverpool, këta janë katër futbollistët që do të largohen

Te Liverpool pritet ketë ndryshime rrënjësore pas përfundimit të edicionit aktual. “Të Kuqtë” do të bëjnë një rindërtim të skuadrës në verë dhe gjithçka nis nga largimet.

Roberto Firmino, James Milner, Naby Keita dhe Alex Oxlade Chamberlain janë katër lojtarët që u skadon kontrata në verë dhe siç njoftoi klubi zyrtarisht, kontrata e tyre nuk do të rinovohet.

Të gjithë këta ishin anëtarë të grupit të Jurgen Klopp, i cili vitet e mëparshme fitoi një kampionat, Champions League, FA Cup, Kupën e Ligës, Kupën e Botës për Klube, Superkupën vendase dhe evropiane.

Katër lojtarët në fjalë do të nderohen nga klubi në ndeshjen e tyre të fundit në “Anfield” kundër Aston Villas.

/Shqip.com