Lajme

Ndotja e ajrit, IKSHPK apelon për kujdes

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës alarmon për ndotjen e ajrit.

Prandaj, apelon për kujdes personat e ndjeshëm.

Çfarë është ndotja e ajrit?

Ndotje e ajrit janë substancat në atmosferë që janë të dëmshme për njerëzit, kafshët e egra apo bimët dhe dëmton klimën, materialet dhe ndërtesat. Ndotja e ajrit përbëhet nga kimikatet apo grimcat: gazet, grimcat e ngurta, apo spërklat e lëngshme. Ndotja e ajrit mund të jetë natyrore dhe me origjinë njerëzore dhe mund të përfshijë lëndët e grimcave (PM2.5 dhe PM10), dioksidin e azotit (NO2), dioksidin e sulfurit (SO2), ozonin (O3), monoksidin e karbonit (CO) – ku të gjitha janë komponentë të mëdha të ndotjes urbane të ajrit. Aktualisht nuk ka dëshmi të qartë për nivelin e sigurt të ekspozimit nën të cilin nuk ka rrezik të ndikimeve negative në shëndet.

Çfarë e shkakton ndotjen e ajrit?

Burimet kryesore të ndotjes së ajrit në Kosovë janë ngrohja shtëpiake, transporti rrugor, prodhimi i energjisë, proceset industriale dhe mbetjet komunale dhe bujqësore. Ndotja e ajrit është më e zakonshme në qytete të mëdha ku grumbullohen emetimet nga shumë burime të ndryshme. Burimet natyrore të ndotjes së ajrit përfshijnë zjarret në pyje, shpërthimet vullkanike dhe dheu dhe pluhuri i fryrë nga era.

Si mund të ndikojë ndotja e ajrit në shëndetin tuaj?

Ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur mund të shkaktojë efekte serioze dhe të përhershme shëndetësore si:

plakja e përshpejtuar e mushkërive;
humbja e kapacitetit të mushkërive dhe rënia e funksionit të mushkërive;
zhvillimi i sëmundjeve të tilla si astma, bronkiti, emfizema, dhe ndoshta kanceri i mushkërive;
dëmtimi i trurit;
sëmundja ishemike e zemrës;
goditje në tru.

/Shqip.com