Lajme

Ndotja e ajrit, IKShKP u bën thirrje qytetarëve të rrinë brenda

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se ndotja e ajrit është jo e shëndetshme sonte në Prishtinë.

Për këtë IKShPK, ka kërkuar që të qëndrojnë brenda.

Ajri jo i shëndoshë sonte në Prishtinë! Të redukohen daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur, sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat“, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

/Shqip.com