Kulturë

“Ndonjëherë i qajmë ëndrrat aq me pikëllim, ashtu si ata që na vdesin”

Ndër shkrimtarët e paktë që patën fatin të shohin sukseset e veprave te tyre ishte edhe Guy de Maupassant.

Guy de Maupassant, konsiderohet ndër shkrimtarët më të njohur për tregimet e shkurtra e moderne.

Kryesisht, veprat e tij shpesh përshkruajnë tragjedinë dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm të kapur në rrugën e luftës. Ai gjeti frymëzim edhe në sjelljen jo dhe aq të admirueshme të borgjezisë dhe i bëri ata shënjestër të pesimizmit të tij thumbues.

Vepra e tij më e famshme për lexuesit anglezë është “The Necklace”.

Guy de Maupassant vuajti nga sëmundje mendore në vitet e tij të mëvonshme dhe tentoi vetëvrasjen më 2 janar 1892.

Ai u angazhua në një azil privat në Paris dhe vdiq vitin në vitin 1893.

Më poshtë Shqip.com, ju sjell disa fragmente dhe shprehje të veprave nga Guy de Maupassant.

“Njerëzit kurrq nuk depërtojnë dot gjer në shpirtin e njëri-tjetrit, gjer në thelbin e mendimeve të tyre, se ata ecin puq me njëri tjetrin, shumë herë edhe të përqafuar, por jo të shkrirë së bashku dhe se ndjenja morale e secilit mbetet përjetësisht e vetme në jetë.”

“Ndodh kur kemi menduar shumë për ata që i duam dhe nuk i kemi parë prej kohësh (ose asnjëherë) e, me ti takuar ndjejmë një farë ngurrimi të dashurisë gjersa të jenë lidhur përsëri hallkat e jetës së përditshme. ‘

“Ndonjëherë i qajmë ëndrrat aq me pikëllim, ashtu si ata që na vdesin”

“Jeta nuk është kurrë as aq e bukur as aq e shëmtuar sa ç’e pandehim.” Një fuqi e panjohur i bënte të takoheshin sytë e tyre që i ngrinin në të njëjtën kohë si t’i kish lajmëruar një force e fshehtë tërheqëse sepse midis tyre lundronte tani ajo dashuri endacake dhe e mjegullt që lind aq shpejt midis dy të rinjve. Ata e ndjenin vetën të lumtur pranë njëri-tjetrit, ndoshta ngaqë mendonin për njeri-tjetrin.