Rozë

Ndodh puthja e parë mes Shpatit dhe Deas?

Me hyrjen e banorëve të rijnë në Big Brother VIP Albania, ka ndryshuar edhe dinamika e lojës.

Ata kanë krijuar shumë debate e lojëra, ndërsa së fundmi ishte Jori që ka krijuar një situatë të lezetshme.

Ajo i tha Deas dhe Shpatit që të vënë Maestron në lojë, duke i thënë atij se ata të dy janë puthur në buzë.

Jori “inskenoi” skemën dhe i tha Shpatit e Deas që të shtriheshin pranë njëri-tjetrit, që kur të vinte Maestro t’i shihte ata të afruar dhe kështu të besonte që mes tyre kishte ndodhur një puthje.

Ajo shkoi të bisedonte me Armaldon dhe i tha atij se kishte kapur “mat” Dean duke puthur Shpatin.

Ky i fundit hyri në dhomë dhe i pa ata të dy të shtrirë në një krevat, por nuk e dinte që e gjitha ishtë një lojë.

Jori e vazhdoi lojën dhe shkoi në dhomën e ndenjes aty ku ishte loja dhe “inskenoi” puthjes mes tyre, duke e provuar me Oltën.

/Shqip.com