Sport Ndërkombëtar

Ndjenja e fitores u kthye përsëri në “Santiago Bernabeu”

Real Madrid mposhtin Celta Vigon

Pas më shumë se 500 ditëve mungesë, ndjenja e fitores u rikthye në “Santiago Bernabeu”.

Real Madrid ka mposhtur Celta Vigon me rezultat 5-2 në kuadër të gjiros së katërt në La Liga, shkruan Shqip.com.

Edhe pse rezultati është i thellë, ndeshja ishte një “dramë” në vete, që nga fillimi e deri në fund.

Të parët që shënuan në këtë takim ishin mysafirët që vetëm katër minuta pas fillimit të ndeshjes realizuan me anë të Santi Minas.

“Los Blancos” u kundërpëgjigjën pas 20 minutave me anë të Karim Benzemas, kurse Celta shënoi edhe një herë me anë të Franco Cervi për të shkuar në pushim me  avantazh 1-2.

Pjesa e dytë doli të jetë e dominuar nga Real Madrid që barazuan rezultatin menjëherë në minutën e 46-të dhe realizator ishte përsëri Benzema.

Sulmet e “galakitëve” po shtoheshin edhe më shumë drejt portës së Celta Vigos, dhe golin epërsisë e shënoi braziliani, Vinicius Jr që paraprakisht u asistua nga Benzema.

Gol në këtë takim arriti të shënonte edhe transferi i ri, Edoardo Camavinga, kurse goditjen përfundimtare e dha Karim Benzema që e kompletoi tregolëshin e tij.

Pas kësaj fitore, Real Madrid është lider i ri i La Ligas me dhjetë pikë, njëjtë sa ka edhe Atletico Madrid, por skuadra e udhëhequr nga Ancelotti ka golaverazh më të mirë./Shqip.com

https://twitter.com/rmazakariaN/status/1437156326593945609?s=20
Goli i tretë personal për Benzeman
Goli i shënuar nga Camavinga
https://twitter.com/BestOfFoot_/status/1437153207503949827?s=20
Goli i shënuar nga Vinicius Jr