Rozë

Ndjekësit “shpërthejnë” ndaj “Eurovision 2022”, pas eleminimit të Ronelës

Ronela Hajati

Këngëtarja, Ronela Hajati nuk ka arritur që ta dërgojë Shqipërinë në finale.

Ajo nuk ka marrë votat e mjaftueshme që të kalojë edhe këtë fazë.

Me sa duket ku vendim nuk është pëlqyer nga ndjekësit të cilët kanë “shpërthyer” me komente në faqen zyrtare të Eurovisionit në Instagram.

“Drejtësi për Ronelën”, ishte një ndër komentet më të shpeshta nga ndjekësit.

Shtete që kanë shkuar në finale janë Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.

Ronela ka përformuar e para në këtë Eurovision, duke bërë kështu hapjen e madhe.

Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë më këngën “Sekret”, e cila ishte e përcjellë më një përformancë të jashtëzakonshme./SHQIP.com