Rozë

Ndjekësi e kërkoi për nuse, vajza e Alketa Vejsiut bën reagimin ‘epik’

Nikol Nelos vajzës së Alketa Vejsiut nuk iu desh shumë dhe të bëhet një ‘yll’ instagrami.

Ndonëse Alketa ka preferuar që jetën private të mos e shpalos në rrjetet sociale, vajza e saj Nikol ka arritur 20 mijë ndjekës në Instagram, ku së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ta.

Ajo pranoi shumë komente pozitive por, edhe iu drejtuan pyetje të ndryshme.

Duke marrë parasysh statusin e lartë që ka, vajza e moderatores është shprehur se i pëlqen të jetë e thjeshtë dhe mendon se vlerat ti jep zemra dhe mendja e jo gjërat materialistike.

“Unë e konsideroj veten si një vajzë normale dhe të thjeshtë. Për mendimin tim vlerat dhe statusin t’i jep zemra dhe mendja, jo gjërat materialistike dhe të tregosh gjëra”- u shpreh Nikol.

Duhet të themi se vajza e Alketës është në të vërtetë simpatike dhe nuk është çudi që ajo të jetë e shumëkërkuar nga djemtë, madje njëri prej tyre e ka kërkuar për nuse Nikolin.

“Merre mamin në cel dhe thuaj të kërkon njëri për nuse”– i tha një ndjekës.

“Paskan filluar aplikimet dhe në Instagram pse nuk thoni ju”-ishte reagimi i saj.

Përveç fjalëve të mira, Nikol pranoi edhe komente negative të cilat i mori me shumë sportivitet.

“Mua nuk më pëlqen fare si tip ta dish”- i shkroi dikush.

“Kemi të gjithë preferencat tona. Unë nuk mund t’i pëlqej të gjithëve, dhe as nuk provoj”- u përgjigj ajo.

Tutje, Nikol ka treguar se ka raporte shumë të mira me nënën ku ndanë gjithçka me të, madje edhe bisedat me çuna./Shqip.com