Lajme

Ndizen qirinj për 18 vjeçaren e vrarë në Ferizaj

Ndizen qirinj për Marigona Osmanin

Qirinj që formësuan një zemër të thyer me mbishkrimin “Marigona” janë vendosur gjatë mbrëmjes të së hënës para objektit të Komunës në Ferizaj, njofton Shqip.com.

Kjo është realizuar nga të rinjtë në Ferizaj për të ndarë dhembjen me rastin tragjik të vrasjes së 18 vjeçares Marigona Osmani të dielën e 22 gushtit.

Lexo edhe:
“Kush mendon si Xhevdeti vepron si Dardani” – grafitet që po vendosen në qendër të Prishtinës

Kështu ka bërë të ditur vetë komuna me anë të një postimi në Facebook.

Tutje kërkohej dënim për kryerësit e veprës e drejtësi për viktimën.

“Dënim kryesve, drejtësi për viktimën! Ngushëllime familjes!”, thuhet në këtë postim.

Një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.

Rasti makabër është dënuar ashpër nga krerët e institucioneve të shtetit, ndërsa për nesër është thirrur edhe një protestë në orën 12:00 para stacionit policor në Ferizaj. /Shqip.com