Lajme

Ndihmës Sekretari Amerikan takohet me Ramën: Me rëndësi pavarësia e gjyqësorit

Pas takimit me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, në vizitën dy ditore në Tiranë, Ndihmës Sekretari i SHBA Todd Robinson u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.

Ambasada amerikane në Tiranë njofton se në këtë takim u nënvizua bashkëpunimi i fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Sipas ambasadës u diskutua rëndësia kritike e forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe avancimin e reformës në drejtësi.

/Shqip.com