Rozë Ndërkombëtar

“Ndihem e humbur, s’kaloj ditë pa dhimbje”, këngëtarja e famshme flet për sëmundjen që po ia merr zërin

Ilustrim,

Këngëtarja, Jessie J ka zbuluar se shëndeti i saj është përkeqësuar me kalimin e kohës dhe tashmë nuk është më në gjendje të këndojë.

Këngëtarja e hitit “Bang bang” ka treguar se sëmundja e quajtur “Meniere” ka nisur t’i prekë edhe zërin.

Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka folur sërish me fansat rreth problemit të saj shëndetësor, duke treguar sa e vështirë është për të.

“Dje u përpoqa të këndoj një këngë që zakonisht mund ta këndoj me lehtësi, dhe nuk munda. Problemi që kam nuk është me zërin tim, por po ndikon në zërin tim,” shkroi këngëtarja në Instagram, duke shtuar se ajo qau me forcë dhe e la veten të ndiejë pjesën e thyer brenda saj”, ka thënë ajo.

Ajo ka tregua se tashmë e 6 muaj është duke u përballur më këto dhimbje.

“Kanë kaluar 6 muaj dhe ende nuk mund të kaloj një ditë të plotë pa dhimbje në mes të qafës/fytit. Disa ditë janë shumë më të mira se të tjerat,” tregoi ajo për luftën me sëmundjen e Ménière – një çrregullim që prek veshin e brendshëm dhe shkakton marramendje të rëndë, zhurmë në vesh dhe humbje dëgjimi.

Jessie ka pohuar se 95 për qind të kohës mundohet që të jetë pozitivë dhe e fortë.

“95% të kohës jam mirë. Pozitive dhe e fortë. Kjo është ajo që unë tregoj këtu kryesisht. Por, po, ndonjëherë si dje, unë thyhem… E gjithë shpresa zhduket. Ndihem aq e humbur dhe aq vetëm në atë që po ndodh. Unë mendoj se po e ndaj këtë sepse njerëzit gjithmonë më thonë ‘Si qëndron kaq pozitive gjatë gjithë kohës’ dhe e vërteta është se nuk jam” -tha ajo. “Unë nuk e jap veten. Por nuk krenohem që pretendoj se jam mirë. Nuk është e shëndetshme”, ka përfunduar ajo.

Këngëtarja e e njohur e ndau këtë mesazh për të gjithë ata që po kalojnë nëpër të njëjtën situatë, për t’u thënë se s’janë vetëm.

Kujtojmë që ajo  u diagnostikua me sëmundjen Ménière në dhjetor dhe që atëherë është duke u përballur me një sëmundje misterioze të fytit që i jep dhimbje kur tenton të këndojë./SHQIP.com