Lajme

Ndezi stufën, iu dogj shtëpia në Rahovec

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Një burrë në Rahovec ka raportuar se pasi e ka ndezur stufën e druve, shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri.

“INCIDENT ZJARRI- Rahovec, 26.11.2023-11:08. Ankuesi kosovar, ka raportuar se si pasojë e ndezjes së stufës së druve, i është përfshi nga zjarri shtëpia e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, thuhet se, në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

/Shqip.com