Sport Ndërkombëtar

Ndeshje “jetë a vdekje” për Barcelonën

Barcelona e kërkon fitoren ndaj Galatasarayt

Eleminimi nga Liga e Kampionëve – ishte një kafshatë që nuk përbihet lehtë.

Tash – po e kërkojnë trofeun e Europaligës. Por, edhe në këtë garë gjenden në një situatë aspak të mirë.

Barcelona do të takohet me Galatasarayn – me fillim nga ora 18:45 – në Turqi, në kuadër të çerekfinales.

Rezultati 0-0 në ndeshjen e parë në “Camp Nou” ka lënë të hapur gjithçka për këtë takim.

Barcelona vs Galatasaray, Europa League: Final Score 0-0, Hard-fought first  leg ends in goalless draw at Camp Nou - Barca Blaugranes
Barcelona-Galatasaray, momente nga ndeshja e parë

Duke marrë parasysh që Galata luan si vendas dhe tifozërinë e zjarrtë në  “Nef Stadyumu” – pritet një ndeshje tejet interesante.

Së fundmi – Barça po kalon formë të mirë.

Blaugranët gjendet në vendin e tretë në La Liga, me 56 pikë të grumbulluara.

Futbollisti me më së shumti gola – për skuadrën e udhëhequr nga Xavi Hernandez është Memphis Depay – me gjithsej dhjetë.

Kurse, Galatasaray po kalon një kampionat dëshpërues – sepse pozicionohet në vendin e 13-të në Superligën turke. 

Was complacency to blame for Barcelona's below-par showing? - Barca  Blaugranes
Barcelona-Galatasaray, momente nga ndeshja e parë

Shpresat kryesore ky ekip i mban te Kerem Akturkoglu – i cili ka realizuar tetë herë dhe ka regjistruar pesë asistime.

Të gjitha takimet që do zhvillohen sonte në Europaligë:

Bayer Leverkusen – Atalanta

FK Crvenza Zvezda – Rangers

Monaco – SC Braga

Eintacht Frankfurt – Real Betis

Lyon – FC Porto

Spartak Moscoë – RB Leipzig

West Ham United – Sevilla /Shqip.com