Sport Ndërkombëtar

Ndeshje e çmendur në Francë – pesë gola e pesë kartona

Përballja ndërmjet Marseilles e Sporting Lisbonas në Francë në kuadër të Champions League ka dhuruar një spektakël të vërtetë.

Fillimisht ndeshja filloi 15 minuta me vonesë, pasi autobusi që transportonte lojtarët e ekipit vizitor u kap në trafik dhe mbërriti me vonesë në stadium.

Pas hyrjes në fushë mysafirëve iu deshën vetëm disa sekonda për të shënuar, me Trincaon që gjeti golin në minutën e parë.

Por, vetëm 10 minuta më vonë vendasit reaguan.

Ishte Alexis Sanchez që shfrytëzoi një gabim të portierit, Antonio Adan dhe barazoi rezultatin.

Derisa, pas tre minutave Amine Harit shënoi për t’ia dhënë epërsinë vendasve.

Adan ishte përsëri ai që gaboi, duke e prekur topin me dorë jashtë zonës së tij dhe duke u ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 23.

Avantazhin më së miri e shfrytëzoi Leonardo Balerdi që shënoi në minutën e 28-t.

Mangulu e vulosi fitoren e francezëve, duke shënuar për 4:1.

Sportingu gjendet në vendin e parë  në grupin D, kurse Marseille është në vendin e fundit./Shqip.com

/Shqip.com