Ndeshja ndërpritet pas vetëm 17-të minutave, njëra skuadër udhëtoi me tetë futbollistë

Rastet interesante dhe të çuditshme po vazhdojnë të ndodhin në futbollin – e Ballkanit.
Në Kupën e Serbisë – KF Tërnoci u përball kundër BSK-së, por ndeshja u ndërpre pas vetëm 17-të minutave lojë.
Arsyeja pse ndodhi kjo është për shkak se ekipi mysafir kishte udhëtuar me vetëm tetë futbollitstë.
Teksa, një prej tyre u lëndua në minutën e 17-të.

Deri në ato momente, ekipi vendas po triumfonte me rezultat të pastër 2-0, dhe dy golat u realizuan nga Riza Haliti.
“Ndeshja e kupës në mes Tërnocit dhe BSK ndërpritet në minutën e 17’ të lojës.
Ekipi musafirë kishte udhëtuar në Tërnoc vetëm me 8 lojtarë (7+1), ndërsa në minutën e 16’ njëri prej tyre u lëndua, duke lëshur edhe fushën e lojës.
Me këtë rast, për shkak të rregullave loja nuk mund të vazhdonte, ndërsa rezultati do të regjistrohet 3:0”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Tërnocit.
Diçka e ngjashme ndodhi ditë më parë edhe në Ligën e Tretë të Kosovës, ku United Boys – e lëshoi fushën e gjelbër pas 39 minutave lojë – kundër FC Australinë.
Rezultati – në atë takim ishte 0-10./Shqip.com