Sport Shqiptar

Ndeshja Ballkani-Sivasspor, për pak orë shiten mbi 7 mijë bileta

Ekipa e KF Ballkanit, ka njoftuar sot se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e katërt në kuadër të grupeve në Ligën e Konferencës.

Në vetëm pak orë prej që kur kanë dalë në shitje, numër i madh i tifozëve kanë shprehur interesim sa i përket blerjes së biletave.

Sipas burimeve bëhet e ditur se deri në orët e pasditës, janë shitur më shumë se 7 mijë bileta për ndeshjen e së enjtës në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Ballkanit dhe ekipit turk, Sivasspor.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Turqi përfundoi në të mirë të ekipes nga Theranda, që në një ndeshje me shumë gola  arriti që të kthehet me pikë të plota në shtëpi.

Pas fitorës së parë në grup, me rezulat 4 me 3, ekipa e Ballkanit ka rritur gjasat që të kalojë grupin, paçka se kundërshtarët në letër ishin favorit.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 2 euro, Lindje 5 euro, Perëndim 10 euro dhe VIP 40 euro (në zonën VIP është i përfshirë Cateringu)./SHQIP.com

/Shqip.com