Sport Shqiptar

Ndërron jetë trajneri i KH Vushtrrisë

Trajneri i klubit të Hendbollit Vushtrria, Andon Boshkovski, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Njoftim mortor! Ju njoftojmë se dje më datë 23 shtator, ka ndërruar jetë trajneri ynë Andon Boshkovski. Trajneri do të mbahet në mend përjetë në historinë e klubit, stafit si dhe lojtarëve të klubit tonë”, thuhet në njoftim.

Boshkovski morri drejtimin e klubit më 17 shkurt dhe gjatë kohës së tij në krye, ai ka ndihmuar klubin duke e shpallur Kampion të Ligës së Parë.

Trajneri nga Maqedonia ka qenë në krye të disa klubeve, duke përfshirë edhe RK Tineks Prolet, RK Radovis, RK Struga, si dhe kombëtares së Gjeorgjisë./Shqip.com