Lajme

Ndërron jetë Ramush Tahiri

Ramush Tahiri

Ramush Tahiri, gazetari, politologu dhe analisit nga Kosova, ka ndërruar jetë këtë të premte.

Lajmin për vdekjen e Tahirit e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetet sociale.

Tahiri ka qenë këshilltar politik i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ai gjithashtu ishte nën-kryetar i qeverisë së Kosovës në ekzil.

Po ashtu, Tahiri ka ushtruar funksionit e këshilltarit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

Më vonë, ai ka marrë pjesë në shumë debate televizive me analizat e tij, kryesisht për aktualitetin politik.

Bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, 15 gusht, e shtunë.