Lajme

Ndërron jetë pushuesi serb në Vlorë, dyshohet se pësoi arrest kardiak

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një pushues nga Serbia ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në plazhin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku shtetasi serb, J. D., 54 vjeç, dyshohet që sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.

54-vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjekësor i urgjencës, por ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit. /Top Channel

/Shqip.com