Kulturë Kino

Ndërron jetë në moshën 37-vjeçare aktori i njohur shqiptar

Aktori, Hajrullah Ramizi

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 37-vjeçare, aktori shqiptar Hajrullah Ramizi.

Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale nga faqja zyrtare e ‘Teatri Shqiptar’.

Përkundër se u nda nga jeta në moshë të re, ai ka lënë një bagazh të madh e të bujshëm artistik.


“Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku dhe dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit”, thuhet në njoftim.

Hajrullahu veç se në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj./SHQIP.com