Sport Shqiptar

Ndërron jetë legjenda e Besës- Eroll Krasniqi

Eroll Krasniqi, ish-mesfushor i Besës

Siç raportoi ‘Njeshi’ gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, futbollisti i njohur pejan i brezit të Republikës, Eroll Krasniqi është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare.

Dyshimet e para flasin për atak kardiak, të cilit veterani i K.F. ‘Besa’, Eroll Krasniqi fatkeqësisht nuk ja doli ti mbijetoj, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Kanada, prej ku jetonte tash e disa vite.

KF Besa

Eroll Krasniqi ka lindur më 20 Prill të vitit 1967 në Pejë. Ishte 54 vjeçar.

Eroll Krasniqi, në fushën e gjelbër shquhej dhe shkëlqente si mesfushor i krahut të majtë, por që i suksesshëm ishte në të gjitha pozicionet.

Me rastin e vdekjes së Eroll Krasniqit, futbolli pejan ka rënë në zi.

Faqe gazete, Besa Kampion në vitin 1997/98

Brezi dhe gjenerata e të ndjerit kanë reaguar me dhembje të madhe.

Miku dhe bashkëlojtari i tij, në futbollin paralel të brezit të Republikës, ish-zv/Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, aktualisht Drejtor i ‘RADIO 1’ Arbër Grabovci e ka kujtuar me fjalë prekëse.

“Shumë i rëndë lajmi që mora për vdekjen e shokut tim të dashur Eroll Krasniqi. Koha që kaluam bashkë do të jetë i vetmi ngushëllim që më mbetet për ty miku im.”-ka shkruar Grabovci. /Shqip.com