Ndërron jetë ish-portieri i KF Lirisë
Publikuar:
(31.05.2022 10:20:49)

Ndërron jetë ish portieri i Lirisë
Xhelal Haziraj, ish portieri i Lirisë ka ndërruar jetë të hënën në Gjermani, në moshën 66-të vjeçare.
I ndjeri në rininë e hershme ka qenë pjesë e Progres- exportit, për të kaluar te Liria në vitet 80-ta.
“KF Liria dhe opinioni sportëdashës do ta kujtojnë me respekt Xhelalin për karrierën që pati ndër vite”.
“KF Liria shprehë ngushëllimet më të thella për familjen dhe të afërmit e të ndjerit”, shkruhet në njoftimin e klubit prizrenas në Facebook.
Varrimi tij bëhet sot (e marte) në Varrezat e qytetit në Prizren në ora 14.00.
Ai, nga vitet 90-ta kishte jetuar bashkë me familje në Gjermani. /Shqip.com