Rozë

Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare

Aktorja, Edi Luarasi

Ikona e teatrit dhe filmit shqiptar, Edi Luarasi ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i aktores Eldon Luarasi, përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar vendin dhe kohën e varrimit.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se sot me datën 3 dhjetor 2021 ndërroi jetë nëna jonë e shtrenjtë, Edi Mirdita Luarasi. Varrimi bëhet ditën e shtunë dt. 04/12/2021 ora 14:00. Ceremonia mortore zhvillohet tek internacionali i vjetër në rrugën e Kavajës mbrapa ish-Lidhjes së Shkrimtarëve”, ka shkruar ai në postim.

Aktorja lindi në Tiranë më 7 maj 1940, ajo debutoi në skenë që në moshë të re.

Ajo njihet për rolet e saj në: “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”. “Hekurat”, “Cilindri”, “Streha e të harruarve”./SHQIP.com