Lajme

Ndërron jetë 54 vjeçari në Pejë, e zë ashensori

Një person ka humbur jetën në qytetin e Pëjës pasi që i njëjti është zënë nga ashensori.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Driton Rugova zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën ” Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar. Ne vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe Prokurori i shtetit i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion” ka thënë Rugova për Shqip.com

Ky rast është cilësuar si ” Hetim i vdekjes”, ka shtuar më tutje Rugova.

/Shqip.com